Statuti i Shoqatës Kulturore Shqiptare „Isa Boletini“ Sindelfingen-Böblingen
§ 1 Emri dhe Selia
1. Shoqata e bartë emrin, Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Bolentini” .
2.Shoqata është e regjistruar në Regjistrin e Shoqatave dhe e bartë shkurtesën “e.V” (eingetragene Verein – që d.m.th. shoqatë e regjistruar.
3.Shoqata e ka selinë e saj në Sindelfingen.
4.Shoqata bashkëpunon dhe mund të lidhet me ato bashkësi, shoqata dhe institucione të cilat kanë synime afërsisht të ngjajshme.
§ 2 Synimi dhe Qëllimi
Qëllimi i shoqatës është të nxitë dhe të përkrah artin dhe kulturën, t’i ndihmoj të rinjtë, sportin, arsimin dhe edukimin dhe qëllimet e bëmirësisë në pajtim me paragrafin § 53 nr.2 të rregullave mbi taksat. Qëllimet e Statutit do të realizohen në veqanëti përmes:
1.Organizimit të mësimit shqip, mësimit shtesë për nxënës dhe përkujdesjës për detyrat e shtëpisë.
2.Mbajtjës së një grupi folklorik
3.Organizimit të takimeve kulturore
4.Nxitjës së të rinjëve për t’u marrur me aktivitete të ndryshme sportive. Formimi psh. i klubit futbollistik, i klubit të shahut etj, me qëllim të bashkëpunimit të ngusht me shoqata dhe bashkësi të tjera.
5.Shoqata i ndjekë vetëm qëllimet e bëmirësisë, në pajtim me kapitullin “qëllimet e privilegjuara” të Ligjit mbi taksat. Ajo është vetëmohuese me punën e saj dhe nuk i ka në plan të parë interesat vetiake-ekonomike.
6.Përkrahja financiare për qëllimet e bëmirësisë në pajtim me paragrafin § 53 të rregullave mbi taksat dhe e viktimave të katastrofave,
7.Mjetet e shoqatës do të përdorën vetëm për qëllimet të cilat janë të përcaktuara me statut. Anëtarët nuk marrin ndihma prej mjeteve të shoqatës. Asnjë person nuk ka të drejtë për dëmshpërblime të larta për obligimet që nuk kanë përputhen me qëllimet e shoqatës.
§ 3 Fitimi i Anëtarësisë
1. Shoqata i ka anëtarët e saj të rregullt dhe jo të rregullt.
2. Anëtar i shoqatës mund të bëhet përsoni fizik dhe juridik.
3. Anëtarësia fillon nga momenti i pranimit në shoqatë.
4. Kerkesa për anëtarësim bëhet me shkrim, duke e plotësuar formularin përkatës.
5. Për pranimin e anëtarëve të rinjë vendosë Kryesia e shoqatës.
§ 4 Përfundimi i Anëtarësisë
1.Anëtarësia përfundon me rastin e vdekjës, me përjashtim nga lista e anëtarëve ose me largim (dalje) nga shoqata.
2.Largimi (dalja) nga shoqata bëhet përmes deklaratës me shkrim drejtuar kryesisë.
§ 5 Financimi i Shoqatës
1.Për kryerjen e detyrave të saja Shoqata Kulturore Shqiptare lyp, kerkon : a). kontribute, b.) pagesën e anëtarësisë dhe c). ndihma të tjera.
2.Sasia dhe afati i pagesës së kontributeve, anëtarësisë vjetore dhe ndihmave tjera caktohet nga kryesia.
3.Anëtarët e nderit janë të liruar nga pagesa e kontributeve.
§ 6 Veprimtaria e Shoqatës
Veprimtaria e Shoqatës Kulturore Shqiptare shtrihet në katër fusha kryesore :
1. Informimi;
2. Edukimi, Kultura dhe Shkenca;
3. Ndihma humanitare; dhe
4. Sporti
§ 7 Organet e Shoqatës
Organet e Shoqatës janë :
1. Kryesia,
2. Kuvendi dhe
3. Këshilli
§ 8 Kryesia
Kryesia përbëhet prej kryetarit, nënkryetarit, sekretarit, arkatarit, procesmbajtësit dhe prej katër anëtarëve të tjerë të kryesisë. Kryesia zgjidhet nga Kuvendi i Shoqatës për një afat prej dy vjetësh. Ajo, sipas statutit, qendron në detyrë deri me regjistrimin e kryesisë së ardhëshme .
§ 9 Kompetencat e Kryesisë
Kryesia është Kompetente për të gjitha çështjet e shoqatës për derisa ato, sipas statutit, nuk janë në kompetencë të ndonjë organi tjetër të shoqatës. Ajo në veçanëti ka këto detyra :
1.Përgaditja e mbledhjeve të kuvendit dhe përpilimi i rendit të ditës ;
2.Thirrja e mbledhjeve të kuvendit ;
3.Përpilimi i vendimeve të kuvendit ;
4.Përkujtimi i bartësve të funksioneve për detyrat e veçanta në shoqatë ;
5.Përpilimi i një plani buxhetor për çdo vit punues, llogaritja dhe paraqitja e e një raporti vjetor ;
6.Marrja e vendimeve rreth pranimit, fshierjes dhe daljës nga anëtarësia ;
7.Kryesia e përfaqëson shoqatën në proceset gjyqësore dhe jashtë gjyqësore. Kryesia e përfaqëson shoqatën përmes kryetarit, nënkryetarit, sekretarit ose përmes arkatarit, secili me të drejtën e përfaqësimit individual.
§ 10 Këshilli
Këshilli zgjedhet nga kuvendi për një afat prej dy vitesh. Ai përbëhet sëpaku prej tre përsonave. Këshilli ka për detryrë ta këshilloj kryesinë për çështjet me rëndësi të shoqatës. Sëpaku një here në 6 muaj duhet të bëhet takimi i këshillit. Këshilli thirret nga kryetari ose nënkryetari i shoqatës qoftë me shkrim apo në forma të tjera në një afat brenda dy javësh.
Në takimet e këshillit kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë, poashtu ata e kanë edhe të drejtën e diskutimit, por nuk e kanë të drejtën e votës.
§ 11 Kuvendi i Shoqatës
Në kuvend çdo anëtar i rregullt e ka një votë. Për realizimin e të drejtës së votës, mundet një anëtar tjetër të autorizohet me shkrim. Kuvendi është kompetent para së gjithash për çështjet vijuese :
1.T’i prapsoj llogaritë vjetore të kryesisë dhe ta pushoj kryesinë ;
2.T’i zgjedhë dhe pushoj anëtarët e kryesisë dhe të këshillit mbikqyrës ;
3.Të marr vendim rreth ndryshimit të statutit dhe rreth shuarjës së shoqatës ;
4.Të marr vendim rreth thirrjes, kundër një vendimi përfundimtar të shoqatës ;
5.Përkujtimi i anëtarëve të nderit.
§ 12 Thirrja e Kuvendit
Kuvendi do të thirret në këto raste :
1.nëse këtë e kerkon interesi i shoqatës,
2.nëse bëhet zgjedhja e kryesisë,
3.me rastin e largimit të një anëtari të kryesisë, brenda afatit tre mujor, dhe
4.nëse një e treta e anëtarëve e kerkojnë këtë
§ 13 Forma e thirrjes
1. Kuvendin e thërret kryesia, me shkrim, në një afat brenda dy javësh.
2. Afati fillon me ditën e dërgimit të ftesës në adresën e njohur të anëtarit fundit.
3. Të drejtë pjesëmarrjeje në Kuvend kanë të gjithë anëtarët e rregullt të shoqatës.
§ 14 Marrja e vendimeve
1.Për marrjën e vendimeve vendosë shumica e anëtarëve prezent me të drejtë vote.
2.Votimi do të bëhet përmes ngritjes së dorës.
3.Te vendimi për ndryshimin e statutit kerkohet një shumicë prej ( ¾ ) e anëtarëve prezent me të drejtë vote.
4.Te vendimi për shuarjën e shoqatës kerkohet një shumicë prej ( 4/5 ) anëtarëve prezent me të drejtë vote.
5.Në të gjitha takimet mbahen shenime të cilat duhet nënshkruar nga protokoluesi dhe kryetari.
§ 15 Shuarja e Shoqatës
1.Shoqata mund të shuhet me vendimin e Kuvendit ( sipas § 14 pika 4 e statutit).
2.Likuidimi bëhet përmes kryesisë.
3.Me rastin e shuarjës apo anulimit të shoqatës, përkatësisht në rast të largimit nga qëllimet e bëmirësisë, pasuria e saj bie (derdhet) në një korporatë publike ose në një korporatë me qëllime të privilegjuara, për t’i shfrytëzuar ato vetëm për qëllime bëmirësie.
§ 16 Vendimi Përfundimtar
1.Kryesia është e autorizuar për t’i bërë ndryshimet e statutit të cilat janë të nevojshme qoftë për regjistrimin në regjistrin e shoqatave pranë gjykatës apo për lirimin nga detyrimet tatimore.
2.Për përpilimin e këtij statuti të ri është vendosur në Kuvendin e Shoqatës me datën 17 mars 2013 dhe, me 30 mars 2013 është bërë ndryshimi nga ana e kryesisë.
Kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare”Isa Boletini”