Mbrëmje Muzikore

Mbrëmje Muzikore me daten 26.02.2016 në lokalet e Shoqatës Isa Boletini në ora 19:30
Këndojn: Sabri Hoxha & Demir Canolli

Mbremje-Muzikore


Njoftim

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët, që jan të interesuar ti qethin flokët, këtë mund ta bëjnë në lokalet e Shoqatës Kulturore Shqiptare „Isa Boletini“ në Sindelfingen.

Qethje flokësh vetëm për mashkuj.

Orari:

Çdo të Premte dhe të Shtune prej orës 18:00 deri 21:00

Çmimi:

Të rritur: 8 EURO
Për fëmijë: 7 EURO

Ju përshendet

Kryesia e Shoqatës


Strassenfesti 2016

Nga data 17.06.2016 deri me 19.06.2016, ne jemi prezent me stendat tona në Sindelfinger Internationales Strassenfest 2016. Ne shpresojmë që ju do te na Vizitoni!


FTESË – Mbledhje publike me bashkëatdhetarë

Shoqata Kulturore Shqiptare „Isa Boletini“
Sindelfingen – Böblingen

FTESË

Mbledhje publike me bashkëatdhetarë

Të nderuar bashkatdhetarë,
ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen publike me bashkëatdhetarë me datë 04.06.2015, ne ora 19:00 ne Lokalet e Shoqatës „Isa Boletini“ ne Sindelfingen, Marienstr. 11

Rendi i ditës:
1. Fjala përshendetëse
2. Informim rreth organizimit të Strassenfestit
3. Ndryshimet në Kryesi
4. Të ndryshme

Kërkesat për shtesa në rendin e ditës duhet të bëhen një javë para mbajtjes së Mbledhjes dhe të dorëzohen me shkrim në Kryesi, në mënyrë që Kresia të ketë mundësi për ta përcakluar rendin e ditës.
Ju lutemi që të mermi pjesë në këtë tubim dhe qysh tani ju shprehim falenderimet tona te përëzemërta për pjesëmarrjen e Juaj.

Për çdo pyetje apo informata mundeni të na kontaktoni:
01777349686, 015208208434 dhe 01724073025

Me nderime
Mufail Sinani – kryetar
Shoqata Kulturore Shqiptare „Isa Boletini“

Shkarko Ftesen ne PDF


Veprimtaria e shoqatës (1983 – 2013)

  • Veprimtaria e shoqatës (1983 – 2013)

Veprimtaria e shoqatës (1983 – 2013), fillimisht disa foto pastaj teksti kronologjik

Shoqata “Isa Boletini”në Sindelfingen-Böblingen është vazhduese e transformuar e Klubit “Isa Boletini”

– Klubi “Isa Boletini është formuar në vitin 1982, ndërsa është regjistruar pranë organit gjyqësor gjerman si e . V. – eingetragener Verein – dmth. shoqatë e regjistruar në vitin 1983.

– Klubi „Isa Boletini“ ishte një ndër klubet e para që ishte formuar në Gjermani sipas udhëzimeve dhe strategjisë që në atë kohë e kerkonin veprimtarët e shquar tash dëshmorë, Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gervalla dhe shokët e tyre përkrahës. Sipas asaj strategjie shqiptarët duhej të shkëputeshin njëhere e përgjithmonë nga organizimet që deri atëhere bëhëshin apo kontrolloheshin nga konsullatat dhe shërbimet e tjera serbosllave.

– Udhëheqja e parë dhe ato pasuese të Klubit “Isa Boletini” kanë kontribuar maksimalisht, brenda mundësive dhe kapaciteteve të tyre, për organizimin e bashkatdhetarëve të këtij rajoni, për të përkrahur dhe ndihmuar veprimtarinë organizative si në mërgim ashtu edhe në Kosovë – që si qëllim kryesor kishin lirinë e plotë dhe çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesit sllavo-ortodoks.

– Në korrik të vitit 1995, në zgjedhjet e radhës, është zgjedhur udhëheqja tjetër e radhës e cila ka vendosur që Klubin “Isa Boletini” i cili fillimisht ishte quajtur si : Klub i punëtorëve shqiptar nga Jugosllavija, pastaj si: Klub i punëtorëve nga Kosova, dhe më vonë si: Klub shqiptar, por pa e ndryshuar fare statutin e vjetruar, ta transformoj (shndërroj) në shoqatë, duke e emërtuar si :

Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini”në Sindelfingen-Böblingen

Arsyet për një transformim të Klubit në Shoqatë kanë qenë thjeshtë të natyrës organizative, statutare dhe strukturore. Ndërsa, qëllimi i transformimit ka qenë: gjithëpërfshierja, masovizimi por edhe vëndosja e kontakteve dhe e bashkpunimit edhe me subjekte të ndryshme gjermane.

Udhëheqja e re e shoqatës ka kerkuar nga anëtarësia dhe ka realizuar ndryshimin e statutit të vjetër i cili ishte edhe pengesë për t’iu pergjigjur dëshirave por edhe nevojave të kohës. Pastaj ka filluar një gjithëpërfshierje, sidomos e të rinjve në organizimet e shoqatës. Një pjesë e asaj udhëheqjeje (kryetari, sekretari dhe arkatari) janë rizgjedhur dhe edhe sot janë të angazhuar në udhëheqjën e shoqatës.

– Shoqata “Isa Boletini” ishte nismëtare, në Gjermani, e organizimit të mbrëmjeve rinore qysh në vitin 1996. Turniret futbollistike, koncertet muzikore, mbrëmjet rinore si dhe aksionet humanitare kanë qenë një veprimtari e pa ndalshme e shoqatës; poashtu, angazhimi për të ndihmuar në grumbullimin i mjeteve financiare dhe mjeteve të tjera për ta ndihmuar UÇK-në dhe popullin, gjatë kohës së luftës, ka qenë një detyrim i veqantë për shoqatën…

-Nisma tjetër e Shoqatës ishte krijimi i kontakteve me subjekte gjermane, fillimisht me organizatënDiakonische Werk Württemberg me seli në Shtutgart, për t’u marrur aktivisht me çështjen e Kosovës, e bërë në mes të dhjetorit të vitit 1995, dhe pastaj zgjerimi i kontakteve edhe me subjekte të tjera. Fillimi i vitit 1996 ka shënuar edhe shtimin e subjekteve të tjera gjermane që dëshironin të merreshin me çështjen e Kosovës. Pas disa takimeve të rregullta, është vendosur që organizimi i ri gjermano-shqiptar të emërtohej si: Landesarbeitsgemeinschaft Kosova für Baden-Württemberg – shkurtimisht, LAG- Kosova.

– Në kuadër të këtij organizimi kanë marrur pjesë apo kanë ndihmuar përfaqësues nga subjekte të ndryshme gjermane, individ etj, siq janë: Diakonische Werk Württemberg nga Shtutgardi, AK Asyl nga Shtutgardi, Caritasi nga Shtutgardi, Ehingeni dhe Böblingeni, Amnesty International nga Schwäbischgmundi dhe Lörrachu, Verein „Flüchtlinge und Wir“ nga Herrenbergu, Caritasi nga Austria si dhe subjekte të ndryshme shqiptare siq ishin: Shoqata Isa Boletini nga Sindelfingeni-Böblingeni, Klubi shqiptar nga Manheimi, Ulmi, Ludwigsburgu, Heidelbergu, LDK nga Nagoldi, Bashkimi i Intelektualëve Shqiptar per Mërgim etj. Ndërsa përsonat që individualisht kanë kontribuar shumë janë: Ursula Kubin, Sigrid Godbillon dhe Naser Kuka. Për palën gjermane Shoqata “Isa Boletini” ishte partneri kryesor për çdo organizim të planifikuar. Brenda këtij organizimi zhvillohej një veprimtari e gjerë si në fushën informative ashtu edhe në fushën humanitare. Takimet e rregullta punuese mbaheshin në çdo 4 apo 5 javë, ndërsa në raste të veqanta edhe më shpeshë.

Veprimtaria në fushën informative përfshinte këto aktivitete:

1. mbledhja e sa më shumë informatave nga burime të ndryshme për situatën aktuale-politikenë Kosovë, për rastet e ushtrimit të dhunës, maltretimeve dhe burgosjeve, vrasjeve etj;

2. organizimi i takimeve me veprimtarë, politikan dhe funksionar të ndryshëm të Kosovës;

3. organizimi i takimeve me publik gjerman dhe takimeve të përbashkëta ku referonin të ftuarit nga Kosova apo të ftuarit gjerman ;

4. organizimi i vizitave të veprimtarëve gjermanë në Kosovë etj.;

5. organizimi i disa tubimeve të mëdha protestuese dhe i demostratave;

6. formimi i grupit politik i cili merrej me anën politike të problemit të Kosovës dhe i cili i ka parapërgaditur të gjitha takimet informative me politikanët, deputetet dhe funksionarët e ndryshëm gjerman nga nivelet komunale deri te ato federale, ka ndërmjetësuar për realizimin e takimeve të tyre me veprimtar politik dhe funksionar të ndryshëm shqiptar nga Kosova dhe ka organizuar protestat tri-javëshe (10 tetor deri me 31 tetor 1997) për t’u solidarizuar me protestat Unionit të Studentëve të Prishtinës dhe për t’i përkrahur ato etj. ;

7. organizimi i formave tjera të protestave të vogla me pllakata e parolla nëpër qytete tëndryshme të Republikës Baden-Württemberg, që e tërhiqnin vëmendjën e opinionit gjermandhe ku shpërndaheshin qindra mjëra fletë informative në gjermanisht, broshura apomateriale të ndryshme informative si dhe bisedat dhe diskutimet herë here edhe mjaftëpolemizuese me qytetarët e kategorive të ndryshme – gjermanë dhe të tjerë që interesoheshin për gjendjën aktuale në Kosovë etj, por që kishin mungesë të theksuar informimi;

8. përpilimi i shkresave të ndryshme në adresë të Bundestag-ut, Qeverisë apo të deputetëvegjerman, Parlamentit Europian,Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kryetarit të SHBA-ve,me të cilat i informonim ata me situatën e vështirë në Kosovë, me dhunën e diskriminimin qëzbatonte regjimi diktatorial i Millosheviqit ndaj shqiptarëve, paralajmëronim rrezikun senëse nuk intervenohet nga Bashkësia Ndërkombëtare lufta do të jetë e pashmangshme,kerkohej ndërhyerja e Nato-s si dhe njohja e pavarësisë së Kosovës etj;

9. përpilimi i shkresave drejtuar UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës për rastin e Mitrovicës;

10. reagimi ndaj ndonjë shkrimi gazetaresk apo dokumentari televiziv gjerman përmes të cilëve ishte shtrembëruar e vërteta për Kosovën dhe shqiptarët etj.

Veprimtaria në fushën humanitare përfshinte një pjesë të veprimeve dhe organizimeve që i theksuam më lartë por edhe disa veprime shtesë siq ishin:

a). kontaktimi dhe bashkpunimi i ngusht midis organizatave dhe shoqatave që merreshin me veprimtari humanitare siq ishin: Diakonische Werk, Flüchtlinge und Wir, Caritas (Gjermani), Caritas (Austri) dhe SHHB „Nëna Tereze“(Kosovë);

b). caktimi i qendrave për grumbullimin e ndihmave humanitare, grumbullimi, klasifikimi paketimi dhe ngarkimi i tyre; Herrenbergu ka qenë qendra kryesore për grumbullim dhe transportim ndihmave në nivel Baden-Württembergu;

c). sigurimi i transportit dhe përcjellja e tij;

ç). hapja e një Kontoje për grumbullim të ndihmave materiale për Kosovën, me të cilat është ndihmuar realizimi i projekteve për sanimin e pasojave të luftës (renovimi dhe ndërtimi i shtëpive dhe shkollave, spitaleve etj.);

d). ndihmimi i i rasteve ekstreme të varfërisë etj…;

Shuma e parave të grumbulluara në atë konto ka qenë rreth 1 milion marka.

Ky aktivitet humanitar është përkrahur dhe ndihmuar nga shumë shoqata, klube dhe individ gjermanë dhe shqiptarë nga qytete të ndryshme të Baden-Württembergut. Bashkëpunimi me subjekte gjermane në kuader të LAG Kosova für Baden –Würtemberg ka vazhduar deri në vitin 2001.

Në vitin 2002 drejtuesi i shoqatës ka nisur sërish një propozim-projekt për formimin e një forumi gjermano-shqiptarë, sëbashku me disa veprimtar gjermanë që kanë qenë më heret pjesë e LAG-Kosova Kjo nismë është pranuar por me kerkesen e miqve gjermanë është arritur pëlqimi që forumi të emërtohej si: Forumi Gjermano-Kosovar.

Drejtuesit e Forumit kanë prezentuar aktivisht në takime dhe seminare apo ligjerata që mbaheshin për Kosovën. Në takimet e tilla kerkohej mbështetje për pavarësinë e Kosovës dhe kundërshtohej bindshëm çdo diskutim që kishte si cak kritiken ndaj pavarësisë së Kosovës apo rreth aktit të intervenimit të Natos në Kosovë…

Sot, Shoqata „Isa Boletini“ po gjallëron prap me aktivitetet e saja gjithnjë e më shumë. Është ndër shoqatat e rralla që ende udhëhiqet në formë vullnetare, e pa privatizuar dhe e pa komercializuar. Një pjesë e udhëheqjes së saj përkatësisht kryetari , sekretari dhe arkatari janë që nga viti 1995 ende aktiv në funksionet e tyre, por tashmë të rizgjedhur në vitin 2009 dhe të mbështetur edhe nga anëtarë të rinjë të kryesisë së shoqatës. Vlenë të theksohet se në tubimet manifestuese për festën kombëtare të 28 Nëntorit si dhe në ato për festen shtetërore të 17 shkurtit ka pasur gjithnjë një pjesmarrje masovike të bashkatdhetarëve, mbi 600 veta. Pjesëmarrja e përpaqësuesve diplomatik të Konsullatës së Republikës së Kosovës dhe konsideratat që ata kanë pasur për organizimet e shoqatës janë një tregues i mirë për vlerat si dhe respektin që e gëzon shoqata.

Në Tubimin manifestues të 18 shkurtit 2011, janë ndarë edhe disa mirënjohje dhe dhurata (libra të Kadares në gjermanisht) për disa prej miqve tanë gjermanë, që kanë kontribuar shumë më herët për Kosovën dhe popullin e saj. Emrat e tyre janë :

Zonja Ursula Kubin, zyrtare në Rathaus të Aidlingenit, një humaniste dhe veprimtare e palodhshme;Zonja Sigrid Godbillon, zyrtare në Këshillin Komunal në Pfullingen, përkthyese, politikane ; Zotri Johannes Flothow, zyrtar pranë Diakonisches Werk Württemberg në Shtutgart ; Zonja Terry Locher, veprimtare humaniste nga Herrenbergu-tash me banim në Shtutgard; Zonja Barbara Langmack, veprimtare humaniste nga Herrenbergu;

Një fjalim përshëndetës dhe falënderues në emër të miqve gjerman e ka mbajtur z.Ursula Kubin.

Edhe në tubimet përkujtimore kushtuar Epopesë së UÇK-së, përvjetorit për vëllezërit Gervalla dhe Kadri Zekën, si dhe për Isa Boletinin ka pasur një pjesëmarrje prej 200-300 veta.

Pjesëmarrja e shoqatës në organizimin komunal 3 ditor, Internationales Strassenfest në Sindelfingen, ku kanë prezentuar rreth 170 shoqata dhe grupe të ndryshme, në vitin 2010 dhe 2011, ka qenë shumë e kënaqshme dhe madhështore.

Vizita e kryetarit të komunës së Sindelfingenit në vetëm tri qendra organizative (nga 170 sa ishin gjithsejtë), prej të cilave njëra ishte Shoqata „Isa Boletini“ ka qenë një nderë por edhe një rrespekt i veqantë si për shoqatën ashtu edhe për gjithë komunitetin shqiptarë. Sigurisht se edhe mikpritja ka qenë shumë e përzemërt …

Poashtu për festën e 8 marsit Shoqata „Isa Boletini“ ka ndihmuar dhe ndihmon që femrat shqiptare të tubohen dhe të festojnë bashkarisht. Pjesëmarrja prej 200-250 femrave në tubimet e tilla ishte një sinjal i mirë se shoqata ka vepruar mirë që ka insistuar në gjithëpërfshierje dhe në masovizim të organizimeve.

Ushtrimet e rregullta të të rinjëve tanë për të mësuar vallet tradicionale-kombëtare po japin rezultate të mira. Per rezultatet dhe sukseset e arritura në këtë fushë merita të veqanta ka drejtuesja e grupit të vallëtarëve z. Diellza Morina. Poashtu merita ka edhe secili vallëtar/e, sikurse edhe prindërit e tyre.

Shkolla Shqipe në Sindelfingen ka rifilluar me 8 korrik 2011 ndërsa në Böblingen me 29 shtator 2011. Të gjitha detyrat dhe përgjegjësit për të mundësuar rihapjën e shkollës i ka realizuar me sukses kryesia e Shoqatës „Isa Boletini“. Mësimin e vijojnë rreth 50 nxënës të drejtuar nga mësuesja Sabrije Shaqiri. Shoqata është bartëse e përgjegjësisë për të mundësuar dhe garantuar një vazhdimësi të suksesshme të procesit mësimor.

Në kuadër të Shoqatës, me 17 maj 2011, është formuar Klubi Futbollistik Isa Boletini. Klubi futbollistik udhëhiqet nga Albert Marki trajner, Nebi Musa zëvendëstrajner dhe Afrim Xhymshiti kapiten. Drejtor i KF është Hilmi Mustafa. Nga puna dhe angazhimet e deritashme rezultatet dhe sukseset janë të kënaqshme. Sigurisht se synimet dhe qëllimet janë që të kalohet në rang më të lartë të garave, dhe për këtë nevojitet angazhim vetmohues, diciplinë dhe bashkpunim e mirëkuptim i gjithanshëm !

Synimet e udhëheqjës së shoqatës kanë qenë dhe janë ndryshimi i vazhdueshëm i vetëdijes së bashkatdhetatëve tanë, për të kuptuar se ne kemi nevojë për departizimin, depolitizimin dhe njëkohësisht për riorganizimin e mirëfilltë të komunitetit shqiptarë në baza kombëtare…!

Urojmë për një ndërgjegjësim të gjithanshëm dhe të arsyeshëm…