Vallëzimi

Grupi i Vallëtarëve

Grupi i Vallëzimit në Shoqatën “Isa Boletini” ka filluar të veproj aktivisht që nga muajt e parë të vitit 2010. Kryesia e Shoqatës ka synuar edhe më heret realizimin e përfshierjës sa ma shumë të të rinjëve tanë në aktivitetet kulturore dhe artistike por rezultatet nuk kanë qenë në përputhje me synimet e dëshiruara .

Me lajmërimin e z. Diellza Morina për të kontribuar në vallëzim, gjërat kanë ndryshuar shumë shpejtë për të mirë. Ajo ka ndikuar që numri i vallëtarëve të rritet shumë shpejtë dhe që interesimi për vallëzim të shkoj gjithnjë duke u rritur.

Pjesëmarrja e vallëtarëve në manifestimet për nderë të pavarësisë së Kosovës, në Strassenfesst dhe në manifestimin për 28 nëntor, kanë qenë teste të mira por edhe përvojë për një vazhdimësi të suksesshme në ecjen përpar me vallëzim.

Sot vallëtarët janë të ndarë në grupe dhe numri i tyre ka kaluar shifrën 30.

Kryesia e Shoqatës e falënderon Diellzen dhe bashkëpunëtoret e saja për këtë aktivitet vullnetar por edhe kombëtar, që synim final ka ruajtjën dhe kultivimin vlerave tona tradicionale dhe kulturore te të rinjët tanë.

Urojmë edhe për më shumë rezultate dhe suksese në fushën e vallëzimit.